Sport
Uells – Ukrainë, mbyllet pjesa e parë në takimin që siguron “biletën” për Kupën e Botës
Demokracia
18:53 | 05 Qershor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës mes Uellsit dhe Ukrainës.

Kombëtarja uellsiane është në avantazh prej një goli 1:0 kundër Kombëtares së Ukrainës, shkruan Demokracia.com.

“Figura tragjike” e Ukrainës në fraksionin e parë të lojës ishte Yarmolenko që realizoi në portën e gabuar në minutën e 34-të.

Fituesi i këtij takimi kualifikohet në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror të futbollit që sivjet mbahet në Katar./Demokracia.com/

Të ngjashme