Sport
UEFA përjashton Juventusin nga Liga e Konferencës
Demokracia
20:26 | 28 Korrik 2023

Share:

Juventusi është përjashtuar nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.

UEFA njoftoi zyrtarisht këtë të premte për këtë vendim.

“Zonja e Vjetër” është dënuar gjithashtu me një gjobë prej 10 milionë eurosh, që mund të shkojë në 20 milionë, nëse klubi dështon në kërkesat e Fair Play Financiar gjatë tre viteve të ardhshme.

Vendin e Juventusit në Ligën e Konferencës do ta zë Fiorentina, që sezonin e fundit e mbylli në pozitën e tetë në tabelën e Serie A.

Ky vendim ndaj klubit nga Torino u mor për shkak të rastit të fitimeve kapitale.

Juventusi ishte dënuar edhe nga Lega Serie A me minus 10 pikë në tabelë.

Të ngjashme