Sport
UEFA fiton apelin me Super League: Ja çfarë do të ndodhë me Juventus, Real Madrid e Barcelona
Demokracia
17:18 | 21 Prill 2022

Share:

Super League e UEFA vazhdojnë të prodhojnë lajm.

Beteja ligjore mes palëve është larg të qenit e përfunduar dhe në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës, Gjykata e Madridit, që i kishte vendosur UEFA-s urdhërin për tërheqjen e dënimeve të parashikuara për Barcelonën, Juventus dhe Real Madrid, ka pranuar apelimin e institucionit që drejton futbollin kontinental, duke riaktivizuar kështu gjithçka. Procesi i hetimit të UEFA-s, në këtë pikë, mund të rifillojë sërisht e mund të çojë në sanksione të rënda.

Kryegjyqtari i ri i seksionit 17 të Gjykatës së Madridit, në shqyrtimin e ankesës së bërë nga UEFA, lëshoi një urdhëresë prej 18 faqesh, në të cilat në fakt anulohet vendimi për revokimin e sanksioneve ndaj tre klubeve, të cilët “ishin në dijeni të pasojave të mundshme, që nuk i penguan ato në miratimin e angazhimeve financiare, kështu që nuk mund të shfajësohen apo supozohen të frustruar nga sanksionet e mundshme”.

ÇFARË NDODH TANI – Juventus, Barcelona dhe Real Madrid kanë njoftuar tashmë një apel të mëtejshëm, por ndërkohë procedura e nisur nga UEFA do të rihapë procesin që mund të çojë në dënime të reja ndaj tre klubeve: 100 milionë euro gjoba dhe përjashtim nga kupat për 1-2 vjet.

Të ngjashme