Lajme
Udhëheqësi çeçen tregon skenarët: Si Rusia synon të marrë Kievin
Demokracia
07:55 | 11 Prill 2022

Share:

Kreu i Republikës Ruse të Çeçenisë Ramazan Kadyrov, tha se një ofensivë do të lëshohet jo vetëm në Mariupol, por edhe në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram herët të hënën, Kadyrov tha se ai do të çlironte plotësisht rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk dhe më pas do të merrte Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera.

“Ju siguroj se asnjë hap nuk do të kthehet prapa”, tha ai.

Kjo vjen pasi konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje, ku forcat ukrainase janë të forta dhe të përgatitura mirë, përcjell Klankosova.tv

Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave të saj tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar gjerësisht Luhanskut dhe Donetskut.

Të ngjashme