Lajme
Udhëheqësi çeçen i bën thirrje Zelenskyt të dorëzohet: Ky është paralajmërimi im i fundit
Demokracia
11:43 | 05 Qershor 2022

Share:

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se paralajmërimi i tij për presidentin e Ukrainës që të dorëzohet, do të jetë i fundit.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale , ai i ka bërë thirrje Zelenskyt që të dorëzohet duke shtuar se nëse nuk del me duart lart dhe nuk njofton se po dorëzohet atëherë , ai do të jetë gati të reagojë kundër tij.

Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, ka shprehur qartë se beteja për lirinë e Ukrainës nuk do të ndalet dhe se ai do të qëndrojë krah qytetarëve të tij për të luftuar për vendin, kundër pushtuesit rus deri në fund.

Të ngjashme