Sport
“UÇK, UÇK” – Tifozët e Ballkanit iu kundërpërgjigjën futbollistit serb të Zalgiris pas provokimit
Demokracia
15:04 | 06 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com raportoi gjatë ditës së djeshme për një skandal të futbollistit serb, Ivan Tatomiroviq që luan te Zalgiris, kundërshtar i Ballkanit mbrëmë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Tatomiroviq disa orë para ndeshjes kishte shpërndarë një postim të faqes “Sport.srbija1” ku shkruhej se ai do të luante në të “ashtuquajturën Kosovë” kundër Ballkanit, raporton Demokracia.com.

Skandaloze: Futbollisti serb i Zalgiris shpërndan postimin ku shkruhet se ai do luajë në të “ashtuquajturën Kosovë”

Provokimit të futbollistit të lindur në Serbi i janë kundërpërgjigjur tifozët e Ballkanit “Xhebrailat”.

Këta të fundit me të hyrë në stadium nisën me thirrjet “UÇK, UÇK”, thirrje të cilës iu përgjigjën edhe shumë tifozë të tjerë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Futbollisti serb, Ivan Tatomiroviq nuk u aktivizua për asnjë minutë për Zangirisin në takimin e të martës mbrëma.

Ballkani në fund nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me skuadrën lituaneze.

Raportimi i Demokracia.com| Lojtari serb i Zalgiris pas skandalit e bën privat profilin në Instagram

Për “portokallezinjtë” realizoi Nazmi Gripshi në minutën e 15-të, ndërsa 10 minuta më vonë Buff shënoi në të mirë të mysafirëve./Demokracia.com/

Të ngjashme