Sport
Raportimi i Demokracia.com| Lojtari serb i Zalgiris pas skandalit e bën privat profilin në Instagram
Demokracia
17:56 | 05 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com raportoi gjatë ditës së sotme për një skandal të futbollistit serb, Ivan Tatomiroviq që luan te Zalgiris, kundërshtar i Ballkanit sonte në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Autor: AMIR RAMA

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, duke shkaktuar një skandal të madh.

Skandaloze: Futbollisti serb i Zalgiris shpërndan postimin ku shkruhet se ai do luajë në të “ashtuquajturën Kosovë”

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë, raporton Demokracia.com.

Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Disa orë pasi lajmi bërë bujë gjithandej në mediat kosovare, Tatomiroviq e ka bërë privat llogarinë në Instagram.

Zalgiris në mesin e futbollistëve ka edhe një serb tjetër në skuadër. Bëhet fjalë për Nemanja Ljubisavljeviq.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme