Lajme
U sulmuan tre mjekë nga qentë endacakë, SHSKUK: Kërkojmë të trajtohet me prioritet çështja
Demokracia
13:33 | 21 Prill 2022

Share:

Tre mjekë gjatë ditës së sotme janë sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dy mjekë janë sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së dhe një jashtë QKUK-së, raporton Demokracia.com.

“SHSKUK ka kërkuar dhe  në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e  qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme