Lajme
U shkaktuan lëndime disa zyrtarëve, arrestohen tetë persona në Kaçanik
Demokracia
10:09 | 28 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në Kaçanik, pasi që të njëjtit penguan disa zyrtarë në kryerje të detyrës.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Tetë persona të dyshuar janë shoqëruar ne stacion pasi që të njëjtit kishin penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ku edhe ka rezultuar me lëndim te disa personave zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme