Lajme
U rrahën mes veti, arrestohen nëntë persona në Prishtinë
Demokracia
10:15 | 13 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona në Prishtinë, pasi që janë rrahur mes vete.

Në raportin e Policisë thuhet se tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme