Lajme
U pranuan përkrahësit e LVV-së| Reagon djali i dëshmorit pas anulimit të konkursit të KEK-ut
Demokracia
19:02 | 06 Maj 2022

Share:

Patriot Brahimi, i cili ishte ndër të parët që kishte treguar publikisht për nepotizmin dhe personat e afërt me LVV-në që u punësuan në KEK, ka reaguar pas anulimit të konkursit.

Brahimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se më në fund u dëgjua zëri i fëmijëve të dëshmorëve, përcjell Demokracia.com.

“Falenderojë të gjithë ata fëmijë të Dëshmorve qe së paku e ngriten zërin e tyre për drejtësi”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Me në fundë zëri i fëmive të Dëshmorve është dhënë pozitiv .

(Se paku zeri ynë kalojë një testë pozitiv në KEK).

Falenderojë të gjithë ata fëmijë të Dëshmorve qe së paku e ngriten zërin e tyre për drejtësi .

Falenderojë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës që na përkrahen më zërin tonë për drejtësi .

Lavdi Dëshmorve!./Demokracia.com/

Të ngjashme