Sport
U përmend shpesh nga Vesa, ky ishte reagimi i djeshëm i Mërgim Berishës
Demokracia
09:10 | 07 Nëntor 2023

Share:

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha ka qenë mjaft i përmendur kohëve të fundit në Kosovë pas akuzave që i hodhi ish e fejuara e tij, Vesa Vllasaliu, e cila është pjesë e Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja e rritur në Zvicër e akuzoi futbollistin e Hoffenheimit se e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën më pas u martua, shkruan “Gazeta Express”.

E pak orë para se të përmendej mbrëmë emri i tij në Prime të BB VIP Kosova 2, përfaqësuesi gjerman e bëri një postim në rrjetet sociale duke u shfaqur përkrah gruas së tij, Edona Berisha, derisa çifti duket mjaft i lumtur në shoqëri të njëri tjetrit, ndërsa 25 vjeçari e përcolli këtë fotografi edhe me një figurë zemër.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024