Lajme
U operua në Kirurgji, dalin detaje të reja për gjendjen e ministrit Latifi
Demokracia
10:49 | 10 Qershor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar mbrëmë nga zorra qorre në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Klan Kosova raporton se ministri e ka thirrur kirurgun Enver Fekajn nga shtëpia për ta operuar. I njëjti ka qenë kandidat për drejtor të Klinikës në fjalë.

Pos kirurgut Fekaj, intervenimi kirurgjik është kryer edhe nga ekipa kujdestare të cilët kanë qenë Lulzim Salihu, Valon Zejnullahu dhe Driton Komoni.

Poashtu, Latifi pas operacionit është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, klinikë kjo e cila ka kushte më të mira.

Ndërkohë, Klan Kosova  ka marrë vesh se ministri Latifi është vetë i dyti në dhomë dhe gjendja e tij është e mirë.

Të ngjashme