Lajme
U mori mbi 100 mijë euro kosovarëve përmes mashtrimit, Gjykata e Tiranës merr vendimin për të riun
Demokracia
12:48 | 01 Prill 2023

Share:

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, të riun që përmes mashtrimit në rrjetet sociale kishte arritur të vidhte më shumë se 100 mijë euro nga shtetas të tjerë në Kosovë.

28-vjeçari që vidhte llogaritë e Facebook, gjente familjarët e personit që e kishte profilin dhe i shkruante mesazh se kishte nevojë për para pasi ishte shtruar në spital.

Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit dërgonin shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Përmes kësaj skeme, i riu kishte mundur të merrte shuma të ndryshme, të cilat kapin në total mbi 100.000 euro.

Të ngjashme