Lajme
U lëndua në vendin e punës, vdes një burrë në Partesh të Gjilanit
Demokracia
08:49 | 07 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në vendin e tij të punës në Partesh të Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, viktima “derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë”,

Raporti i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Partesh / 06.11.2023 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme