Lajme
U kap me 220 kilogramë kokainë në Itali, arrestohet shqiptari
Demokracia
11:09 | 07 Mars 2023

Share:

Policia italiane ka sekuestruar 220 kilogramë kokainë pasditen e djeshme në Verona të Italisë.

Sipas mediave italiane  sasia e madhe e lëndës narkotike po transportohej me furgon nga një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se i riu po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore. Pas kontrollit, u zbulua kokaina e cila rezultonte e pastër dhe do të shitej me një çmim shumë të lartë në treg. Sipas hetuesve, droga mund të shitej deri në 15 milionë euro në treg.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge është dërguar në burgun e Montorio, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona.

Të ngjashme