Lajme
U godit nga energjia elektrike, ndërron jetë një person nga Skenderaji
Demokracia
11:23 | 23 Janar 2021

Share:

Dje në mëngjes u raportua për një persona pa shenja jete në fshatin Qirez në Skenderaj.

Policia e Kosovës raporton se dyshohet se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasiqë është goditur nga energjia elektrike përderisa ishte duke punuar.

‘’Fsh. Qirez, Skenderaj 22.01.2021 – 09:00. Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike’’ – njofton Policia e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Njësitët e policisë dhe KEDS-it menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me urdhërin e prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion.

‘’Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Demokracia.com

Të ngjashme