ShowBiz
U bënë bashkë të gjithë mbrëmë, a u takua Bora me Trixën dhe Donaldin?
Demokracia
12:19 | 22 Shkurt 2022

Share:

Pas suksesit të madh të BBV për 4 muaj rresht mbrëmë motrat Hoxha organizuan “After Party”.

Festa ishte e madhe duke bërë bashkë të gjithë ish banorët e BBV, por vëmendja u përqendrua tek Donaldi dhe Trixa.

Derisa mendohej se pas ‘sherrit’ me produksionin Donaldi s’do ishte i pranishëm, aktori e bëri të kundërtën. Ai shkoi bashkë me Romeon dhe Elgitin, por paraqitja e tij ishte e jashtëzakonshme, ku u shfaq i veshur me kostum të Spiderman-it.

Madje, pritej që mbrëmë Donaldi dhe Trixa të shfaqeshin bashkë meqë nuk shkuan asnjëri në post-BBV.

Donald dhe Trixa nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin. Ai rrinte me shoqërinë kurse Trixa me vëllain e saj Albanin.

Por meqë ishte festë e Top Channel, ku u pa e pranishme edhe Olsa Muahmeti si një nga shoqet e mira të Borës, a ishte moderatorja prezente?

Sipas imazheve dhe storieve të postuara Bora Zemani vendosi të mos marrë pjesë. Bora postoi një video me djalin e saj Arborin duke treguar se si po e kalon mbrëmjen./Lajmi.net/

Të ngjashme