Lajme
U arrestua për marrje ryshfeti, ortopedit Sami Delija iu sekuestruan të holla, celular dhe pajisje mjekësore
Demokracia
11:23 | 05 Shtator 2023

Share:

Sami Delija, ortoped u arrestua dje në QKUK nën dyshimin për marrje ryshfeti. Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënën rreth orës 11:05, në Prishtinë.

Tek i dyshuari sipas policisë janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të hënën që të ndalohet mjeku S.D, i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Prokuroria në njoftimin e bërë për media thotë se është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit të mjekut kanë reaguar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre pas marrjes së lajmit. Tutje në reagim është bërë e ditur se drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Të ngjashme