Lajme
U arrestua për kanosje, por rezultoi se kërkohej edhe për 5 vjedhje, detaje për 30-vjeçarin në Fushë Kosovë
Demokracia
15:22 | 23 Maj 2023

Share:

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, për disa vepra penale. Policia njofton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin me inicialet D.K.

D.K., sipas policisë është është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti  pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.

“Personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike”, njofton policia.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.

Të ngjashme