Sport
U aktivizua vetëm për penalltitë, ky është portieri i “i çmenduri” që kualifikoi Australinë në botëror
Demokracia
09:35 | 14 Qershor 2022

Share:

Ky është heroi i Australisë në sfidën play off ndaj Perusë, që përcaktoi skuadrën e parafundit pjesëmarrëse në “Katar 2022”.

Quhet Andrew Redmayne, u fut në lojë në minutën e 120-të, në vend të portierit titullar Ryan, para se gjyqtari kryesor të përfundonte lojën dhe skuadrat t’i drejtoheshin goditjeve të penalltive.

Të kujton lëvizjen e trajnerit holandez, Luis van Gaal, në Botërorin “Brazil 2014”, kur në vend të portierit Cillessen, që luante titullar, aktivizonte Tim Krul, sepse ishte më i aftë për pritjen e 11-metërshave.

Andrew Redmayne, pjesë e Sidney FC, hyri në fushë, priti dy penallti dhe kualifikoi Australinë në Botëror. Lëvizjet e tij,  me një kërcim të çuditshëm, para se kundërshtari të ekzekutonte penalltinë, janë të një të çmenduri, por rezultuan efikase. Edhe festa, me një britmë të gjatë, duke pritur shokëve skuadrës që ta përqafonin, është disi e pazakontë. Australia e ka heroin e saj frymëzues për “Katar 2022”.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024