Lajme
Turqia: Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje edhe për targa
Demokracia
13:47 | 28 Gusht 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, e njohur në opinion si marrëveshja për letërnjoftime.

Nga kjo ministri kanë thënë se shpresojnë që dy vendet të arrijnë marrëveshje edhe për targat.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese. Shpresojmë që palët të bien dakord sa më shpejt për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Turqisë.

Turqia ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme