Lajme
Turqi, babai mbyt tre fëmijët e tij, pastaj kryen vetëvrasje
Demokracia
23:06 | 27 Janar 2023

Share:

Një turk dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas veten në qytetin turk të Stambollit.

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe të Stambollit.

Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton dailysabah.

Policia ka konfirmuar se “kemi gjetur të varur një trupë të pajetë dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze”.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.

Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet. 

Të ngjashme