OpEd
Trutë e gomarit 24 orë në 24, 7 ditë në 7
Demokracia
10:52 | 10 Qershor 2022

Share:

Nga Artan Fuga

Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes të një llollollolloje si diahre viçash?

U mbajt ai takimi për Open Ballkan!

E mirë! E pastaj?

Në mediat tona vetëm propagandë, ideologji, diahre llafesh kot, fjalish që copy paste kalojnë nga një televizion te tjetri, nga buzët e një spikereje te buzët e asaj tjetrës, nga një portal te tjetri!

Asgjë nuk kupton! Hiç!

Uaaa Lavrovi na paska thënë që sa keq që nuki aterroi në Beograd se do të kishte përshëndetur Open Ballkan. Dolën analistët dhe menjëherë nxorrën përfundimin: Rrofsh Lavro se na e zbulove krimin!

Mirë mo mirë po e përshëndetën edhe nga Departamentit dhe nga BE!

A ka ndonjë rrush që na shpjegon çfarë bëhet? Nejse muhabet i gjatë i këtyre përshëndetjeve! Por, më raftë pika për analistat gjeopolitikë që na mbushin kokën me budallalliqe!

Propagandë, ideologji, metafizikë, hiç raportim në gazetari! Gazetarët e rinj dinë ta bëjnë por nuk i lënë drejtuesit e mediave, pronarët jo e jo! Ik ore ti! Do raportosh ti! Ku do t’i fusësh hundët moooooj?

Mblidhet- Serbi, shqiptari, maqedonci dhe thuhet se janë katër marrëveshje që kaluan për njehsim diplomash, jo reeeeeeee?, për heqja disa tarifash për mallra, mos reeeeeee?, si edhe për turizmin dhe kulturën, uaaaaaaaa, vërteeeeeeeet?

Kaq! Ikni o qytetarë, o publik, shkoni përmiruni tani!

Kush thotë se çfarë janë këto marrëveshje? Sa klauzola kanë? Sa janë në përputhje me marrëveshjet dhe standardet europiane? Për cfarë bëhet fjalë konkretisht? Lëre të botohen tekstet e tyre!!! Pse marrin specialistë të pavarur që të debatojnë për to? As bëhet fjalë!

Merren me budalliqe! Uaaaa, si mo do bëjnë dhe xhiro me varkë në liqenin e Pogradecit, më fal të Ohrit, të horrit. Mirë mo, ndonjë peshk koran, a tarzan, të pjekur e tymosur mirë ashtu si dinë peshkatarët, nuk do hanë? Ndonjë supë peshku more aman!!!

Asnjë informacion. Se mos bëhet fjalë që mediat shqiptare të dërgojnë korrespondentë atje, ta mbulojnë live eventin që luan me fatet e Ballkanit dhe të Shqipërisë!!! Hiç o fare!

Nëpër studio kemi muhabete të tjera! E pe atë nusen që e filmoi vjehrri pa sytjena! Ore, ishte gjetur një si kasetë në Sazan që nuk dihet çfarë ishte! Hahahahaha! Ku e nëshkroi Meta në Stamboll atë heqjen e gradave të gjeneralmajorit – president? Ku? Në ëc e stacionit të trenit? Në ashensor? O pika që më raftë? Ore një maqinë sekrete të mat shpejtësinë kur je me 2000 km në sekondë dhe të heq patentën!

Cfarë terri informativ i tmerrshëm! Cfarë shoqërie jemi bërë ku askush nga ne nuk di asgjë, asnjë fakt të rëndësishëm. Ku ka vetëm propagandë, deklarata, budallëqe.

Cfarë nevoje ka për censurë, ne jemi të gjithë të cen-shuruar . Tollovi llafosjesh, korr e mos lidh! Dhe të mendosh që i paguajmë mediat sa frëngu pulën! Thjesht që lidershipi i establishmentit të na hedhë trutë e gomarit!

Të ngjashme