Lajme
Trupat ruse largohen nga qyteti i Çernobilit| E pushtuan dhe arrestuan për disa orë kryebashkiakun
Demokracia
10:46 | 28 Mars 2022

Share:

Forcat ruse raportohet se janë larguar nga një qytet që ata e pushtuan jashtë centralit bërthamor të Çernobilit pas protestave të banorëve.

Sipas një raporti të Reuters, kryebashkiaku Yuri Fomichev tha në një video-postim në internet të hënën se trupat kishin përfunduar punën “që kishin vendosur të bënin” dhe ishin larguar nga qyteti i Slavutych.

Forcat ruse të shtunën morën kontrollin e Slavutych dhe arrestuan për pak kohë kryebashkiakun.

Por pushtimi i tyre u prit me protestua nga qindra ukrainas vendas, të cilët dolën në rrugë duke mbajtur flamuj dhe ai u lirua më vonë.

Slavutych është shtëpia kryesisht e punëtorëve që mirëmbajnë centralin bërthamor të Çernobilit, tashmë jashtë linje, vendi i fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986.

Të ngjashme