Lajme
Trupat ruse, 30 km larg qendrës së Kievit
Demokracia
18:44 | 26 Shkurt 2022

Share:

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 50 për qind e fuqisë luftarake ruse të vendosur përgjatë kufijve të Ukrainës ka hyrë në Ukrainë.

Sipas AFP kjo është nga një vlerësim i SHBA-së të premten se një e treta e forcës ruse ishte angazhuar në luftë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti rreth vlerësimit të brendshëm të SHBA-së, nuk deshi të thoshte se sa trupa ruse janë brenda Ukrainës, por SHBA-ja kishte vlerësuar se forca totale ruse e grumbulluar pranë Ukrainës është më shumë se 150,000.

Zyrtari tha se forcat ruse që avanconin ishin afërsisht 30 kilometra larg Kievit që nga e shtuna dhe se një numër i paspecifikuar i “elementëve zbulues” ushtarakë rusë kishte hyrë në kryeqytet, përcjell Telegrafi nga mediet e huaja.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të shtunën se “shpejtësia e avancimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat për t’i rrethuar dhe izoluar ato”, tha ministria.

Të ngjashme