Lajme
Trupat e rusëve janë ngarkuar në trena në Bjellorusi gjatë natës, publikohen pamjet nga morgu
Demokracia
20:01 | 19 Mars 2022

Share:

Një video e publikuar nga Radio Evropa e Lirë tregon një ambulancë duke kaluar nëpër qytetin bjellorus, Gomel, i cili kufizohet me Ukrainën, transmeton Demokracia.com.

Videoja është nga fillimi i marsit, dhe sipas Daily Mail, punonjësit e një spitali aty pranë pohojnë se deri më 13 mars, më shumë se 2500 trupa ishin dërguar në Rusi.

Stafi mjekësor bjellorus në Gomel thotë se morgjet e tyre janë plot.

200 kilometra larg, por sërish në zonën pranë kufirit me Ukrainën, një banor i Mazirit pohon:

“Pasagjerët në stacionin e trenit u tronditën nga numri i trupave të ngarkuar në tren. Pasi njerëzit filluan xhirimet, ushtria i kapi dhe urdhëroi t’i fshinin pamjet”.

Daily Mail citon gjithashtu një deklaratë të një mjeku nga një spital në Mazir, i cili tha se nuk kishte mjaft kirurgë, por gjithashtu konfirmoi atë që tha qytetari: “Më parë, trupat u transportuan me ambulancë dhe u ngarkuan në trenat rusë. Pas postimit në rrjetet sociale, trupat filluan të ngarkoheshin natën për të mos tërhequr vëmendjen”.

“Ka kaq shumë rusë të plagosur atje, është e tmerrshme. Ata janë shpërfytyruar tmerrësisht.”

Më 1 mars, spitali Gomel filloi largimin e pacientëve për shkak të numrit të madh të ushtarëve rusë të plagosur që duhej të trajtoheshin, transmeton Demokracia.com.

“Ka kaq shumë rusë të plagosur atje, është e tmerrshme. Ata janë tmerrësisht të shpërfytyruar. Është e vështirë të dëgjosh ankimet e tyre që bëjnë jehonë në të gjithë spitalin”, tha një pacient që u lirua në shtëpi.

Gomel kufizohet me Rusinë në lindje dhe Ukrainën në jug. Është qyteti më i madh bjellorus pas Minskut dhe qendra kryesore tregtare.

Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë mbi 14,000 ushtarë rusë, ndërsa rusët nuk e komentojnë këtë shifër. Rreth dy javë më parë, agjencitë ruse lëshuan një deklaratë nga autoritetet ruse se 500 ushtarë rusë ishin vrarë. Numri i viktimave është i vështirë të përcaktohet në mënyrë të pavarur. /Demokracia.com/

Të ngjashme