Lajme
Trudeau: India mund të jetë prapa vrasjes së liderit kanadez sikh
Demokracia
10:47 | 19 Shtator 2023

Share:

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha sot se qeveria indiane mund të qëndronte pas vrasjes së liderit kanadez sikh Hardeep Singh Nijar jashtë një tempulli sikh më 18 qershor në British Columbia.

Trudeau tha se inteligjenca kanadeze kishte identifikuar një “lidhje të besueshme” midis vrasjes së tij dhe shtetit indian, raporton BBC, përcjell Demokracia.

“Çdo përfshirje e një qeverie të huaj në vrasjen e një qytetari kanadez në tokën kanadeze është një shkelje e papranueshme e sovranitetit tonë,” tha Trudeau në dhomën e ulët të parlamentit. /Demokracia/

Të ngjashme