ShowBiz
Trixa përdori shprehjen e tij për xingun me Maluman, Iliri tallet keq me të
Demokracia
13:43 | 15 Mars 2022

Share:

Natën që lamë pas u mbajtë koncerti i shumëpritur i yllit latin, Maluma, ai ka dhuruar një spektakël në skenën e madhe në sheshin “Nënë Tereza”.

E gjatë koncertit, ylli latin kishte veshur një jakne të gjelbërt dhe kishte vendosur një palë syze të bardha.

Të njëjtin “look” e kemi parë edhe te Beatrix Ramosaj po ditën e djeshme, madje kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj, ku shihej ajo dhe Maluma me dy veshje jeshile dhe syze të bardha.

Në formë shakaje, Trixa ka shkruar: E ka me mua.

Shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme të “BBV” dhe më pas u bë virale.

Fituesi i “BBV”, duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të Beatrix, ku edhe e ka shprehur këtë gjë.

Një media shqiptare në Instagram ka publikuar postimin e Trixës dhe pyet Ilirin se çfarë thotë për këtë veprim.

“Ja ta përkthej pak”, shkruan Iliri, teksa shprehet me ironi, treguar nga emoji me syrin e mbyllur që i bashkangjit fjalisë.

 

Të ngjashme