Sport
Triumfuan në Evropian, kjo ishte festa e futbollisteve angleze gjatë konferencës së trajneres
Demokracia
12:35 | 01 Gusht 2022

Share:

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave ka arritur ta fitojë Kampionatin Evropian.

Në “Wembley”, vashat e Anglisë mposhtën Gjermaninë me rezultat 2:1.

Pas përfundimit të takimit, Sarina Vigman shkoi për të dhënë konferencën e saj për shtyp, kur në atë moment hynë dhe futbollistet e kombëtares të cilat këndonin këngën e famshme, “Po vjen në shtëpi”.

Video u bë menjëherë virale në rrjet duke marrë vëmendjen e madhe të mediave britanike, të cilat e shikojnë këtë sukses si një arritje të madhe të sportit në ishull.

Gjithashtu Vigman u bë e para trajnere në historinë e këtij kompeticioni që arrin ta fitojë këtë turne dy herë radhazi, pasi në 2017 arriti të triumfonte me Holandën./Demokracia.com/

Të ngjashme