ShowBiz
Trimi: Bëra 2 ditë burg në Mal të Zi, policia më zhveshi
Demokracia
14:21 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtari i mirënjohur Trim Jetullahu, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ne RTV Ora të moderatores Ester Bylyku, ku për herë të parë rrëfeu një histori të pakëndshme që i ka ndodhur disa kohë më parë në shtetin fqinj, në Malin e Zi.

I pyetur nga Ester në rubrikën ‘Pyetje Hot’, se cila ka qenë gjëja më e paligjshme që ka bërë gjatë jetës, Trimi tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, por përmendi një rast kur tentoi të kalonte në Malin e Zi.

“Unë kam tre pasaporta, shqiptare, të Kosovës dhe Zvicerane. Nga dashuria për shqiponjën, i tregova pasaportën shqiptare. Aty ata filluan të bënin kontrolle, na futën paraburgime, zhveshje, kontrolle. Ata më ndaluan sepse më gjetën dhe pasaportën e Kosovës dhe Zvicrës dhe menduan se ishin false. Për këtë arsye bëra dy ditë burg. Dallohej që pasaportat ishin origjinale, por ata e kanë bërë nga inati” u shpreh këngëtari.

Të ngjashme