Lajme
Tri udhëtime në Shqipëri – Sa shpenzoi ministrja Haxhiu dhe stafi i saj për një natë në Tiranë
Demokracia
16:16 | 22 Nëntor 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me kabinetin e saj kanë shpenzuar afër 7 mijë euro nga buxheti i ministrisë për udhëtime jashtë shtetit nga muaji janar deri në tetor.

Gjatë kësaj përiudhe ministrja dhe stafi i saj kanë realizuar tri udhëtime në Shqiperi. Në total kanë shpenzuar afër 2 mijë euro. Vetëm për një natë (4-5 shtator) minsitrja me tre zyrtarë, këshilltarën Benita Abazi, asistenten, Alba Hondozi dhe shoferi, Naim Bunjaku kanë shpenzuar mbi 500 euro. Gazeta Insajderi sjell raportin e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit.

Shpenzimet për meditje

Nga kjo shifër, vetëm për mëditje ministrja dhe stafi i saj kanë marrë mbi 2 mijë euro. Sipas dokumentit që kjo ministri iu është përgjigjur Gazetës Insdajeri pas kërkesës zyrtare për qasje në shpenzime për 11 muaj në total janë shpenzuar 6 mijë e 860 euro.

Shpenzimet e ministres Haxhiu

Ministrja Albulena Haxhiu për 11 muaj ka bërë 7 udhëtime jashtë vendit. 3 nga ta janë në Shqipëri, një në Kroaci, një në Hagë dhe një në Shkup.

Rrjedhimisht nga këto shpenzime i bie që vetëm ministrja ka shpenzuar mbi 1 mijë e 500 euro shpenzime duke përfshirë akomodim, bileta dhe shpenzime të tjera.

Udhëtime në Tiranë e Vlorë

Ministrja Haxhiu ka realizuar tre udhëtime zyrtare në Shqipëri.

Udhëtimi i parë zyrtar është mbajtur me 10-12 mars në Tiranë. Në këtë udhëtim ministrja Haxhiu ka udhëtuar me dy këshilltarë. Sipas dokumentit  në këtë udhëtim janë shpenzuar afër 1 mijë euro.

Ministrja ka udhëtuar edhe në Vlorë. Me 14-15 prill. Në këtë udhëtim janë shpenzuar mbi 400 euro.

Dhe së fundi ministrja ka udhëtuar edhe një herë për në Tiranë. Me 4-5 shtator. Për një natë ministrja dhe stafi i saj kanë shpenzuar 572 euro.

Tabela e shpenzineve

Të ngjashme