Lajme
Tri komuna mbesin pa ujë të pijshëm
Demokracia
23:41 | 12 Shkurt 2022

Share:

Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në gypin kryesor të furnizimit.

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se është paraqitur një defekt në gypin kryesor fi 800 tek “Pika e Zezë”-Gjakovë, dhe se për këtë arsye janë detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën e mbulueshmërisë.

“Rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhë deri nesër, për shkak të natyrës së ndërlikuar të punimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Të ngjashme