Sport
Trepça e transferon edhe Musab Malën
Demokracia
12:46 | 12 Dhjetor 2022

Share:

KB Trepça është përforcuar edhe me basketbollistin vendor Musab Malën, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur klubi mitrovicas nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Musab Mala, nga sot është pjesë e klubit tonë” – thuhet në njoftimin zyrtar të mitrovicasve.

Gjatë ditës së sotme (e hënë) Trepça njoftoi edhe për transferimin e basketbollistit amerikan Jamel Artis.

Trepça nuk rri duarkryq pas humbjes në finale, nënshkruan me basketbollistin amerikan

Trepça të dielën mbrëma dështoi të fitonte Superkupën e Kosovës në basketboll, duke pësuar në finale nga Prishtina.

“Xehtarët” përkundër dështimit në finale, janë në garë për titull të kampionit këtë edicion.

Trepça pozicionohet në vendin e tretë me 19 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme