Sport
Trepça nuk rri duarkryq pas humbjes në finale, nënshkruan me basketbollistin amerikan
Demokracia
12:05 | 12 Dhjetor 2022

Share:

KB Trepça është përforcuar me basketbollistin amerikan Jamel Artis, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur klubi mitrovicas nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Mirësevjen Jamel Artis”, shkruhet në njoftimin zyrtar të “Minatorëve”.

Trepça të dielën mbrëma dështoi të fitonte Superkupën e Kosovës në basketboll, duke pësuar në finale nga Prishtina.

“Xehtarët” përkundër dështimit në finale, janë në garë për titull të kampionit këtë edicion.

Trepça pozicionohet në vendin e tretë me 19 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme