Sport
Trepça e fiton ndeshjen e tretë finale ndaj Pejës
Demokracia
22:28 | 11 Maj 2023

Share:

Trepça ka triumfuar ndaj Pejës në ndeshjen e tretë finale me rezultat 97:90.

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Minatori, ku mitrovicasit kanë triumfuar me rikthim duke kaluar në epërsi 2-1.

Drilon Hajrizi ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë, duke e mbyllur me 28 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Paraqitje spektakolare pati edhe Mikale Tmusic me 25 pikë, derisa qendra Daniel shtoi 15 pikë të tjera.

Te mysafirët nga Peja më efikasi ishte Joseph me 21 pikë, derisa Arian Qallaku shtoi 19 të tjera.

Trepça tani është në epërsi 2-1, derisa ndeshja e katërt finale zhvillohet në ‘Karagaçi’ në Pejë.

Të ngjashme