Sport
Trepça ’89 nis stërvitjet me synime të mëdha për Superligë
Demokracia
15:35 | 17 Qershor 2022

Share:

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar Trepça ’89, ka nisur stërvitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Minatorët” edhe pse ende nuk kanë bërë lëvizje të mëdha sa i përket përforcimeve, duken të motivuar derisa trajneri Shpëtim Idrizi i ka të qarta objektivat.

Trepça ’89 edicionin e kaluar luajti në Ligën e Parë aty ku zhvillojë një kampionat shumë të mirë dhe pa telashe e siguroi vendin e parë që e riktheu në elitë, derisa tash mbetet të shihet sesi do të paraqitet në Superligë, aty ku konkurrenca është shumë e fortë dhe shumë më cilësore. /Demokracia.com

Të ngjashme