Sport
Trepça ’89 – Malisheva, mbyllet me këtë rezultat miqësorja e ekipeve të Superligës së Kosovës
Demokracia
19:33 | 20 Korrik 2022

Share:

Dy skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, Trepça ’89 dhe Malisheva kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme (e mërkurë).

“Minatorët” kanë triumfuar minimalisht 1:0 në këtë sfidë kontrolluese të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të fitores e ka realizuar Armend Gashi.

Në vazhdën e përgatitjeve para fillimit të edicionit, dy skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit, në të cilat kanë aranzhuar ndeshje miqësore.

Malisheva ishte pjesë e elitës së futbollit kosovar edhe edicionin e kaluar, ndërsa Trepça ’89 është rikthyer këtë sezon nga Liga e Parë./Demokracia.com/

Të ngjashme