Lajme
Tregu i Gjelbër i përkohshëm, rrënohen shtëpizat në Prishtinë
Demokracia
15:32 | 22 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur rrënimi i shtëpizave për të krijuar një hapësirë për Tregun e Gjelbër të përkohshëm.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas rrënimit të shtëpizave do të vazhdojnë me realizimin e projektit të madh.

“Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngjashme