Lajme
Tre të vdekur e nëntë të plagosur nga një shpërthim në një fabrikë në Turqi
Demokracia
20:14 | 29 Prill 2022

Share:

Tre persona kanë vdekur dhe nëntë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në fabrikën e bojërave dhe llaqeve në Stamboll mesditën e së premtes, shkruan AA.

Sipas Policisë, janë ende të paqarta arsyet e zjarrit.

Zjarri dëmtoi edhe dy fabrika të tjera, si dhe dy vetura të parkuara aty pranë.

Zjarri më pas u vu nën kontroll, ndërsa nëntë të plagosurit janë në gjendje stabile.

Të ngjashme