Lajme
Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë, policia në kërkim të personit të katërt
Demokracia
10:22 | 12 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga katër të dyshuarit për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Sipas policisë personi i katërt i dyshuar gjendet në arrati.

“Në lidhje me rastin janë identifikuar katër te dyshuar meshkuj kosovar ku tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë, disa orë dore dhe bizhuteri te ndryshme si dhe 3800€dhe një fishek.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre te dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Të ngjashme