Lajme
Tre policë goditën nga një veturë në Ferizaj
Demokracia
09:34 | 14 Nëntor 2023

Share:

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime nga goditjet e një veture në të cilin gjendeshin tre persona në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, zyrtarët policiorë ishin goditur nga vetura pasi kishin dhënë urdhër për ndalim.

Ndërkohë, të dyshuarit në tentim për të ikur kishin shkaktuar aksident dhe kishin braktisur vetruën, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Gursel & Bajram Sylejmani, Ferizaj 13.11.2023 – 15:05. Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Të ngjashme