Lajme
Tre persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë
Demokracia
09:36 | 01 Prill 2022

Share:

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në filialin e bankës “BKT”, lagjen Dardania në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur, se grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës nga tre persona.

“Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar. Për rastin aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, tha tutje Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme