Sport
Transferimi i Asllanit tek Interi, flet babai i lojtarit: S’e besova derisa pashë firmën në kontratë
Demokracia
13:52 | 04 Korrik 2022

Share:

Babai i Kristjan Asllanit, Gentiani dha një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu detaje se si i biri u bë pjesë e Interit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një hap të rëndësishëm në karrierën si sportist, paraqitjet e të cilit me Empolin tërhoqën vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Akordi mes Interit dhe Empolit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare është arritur për një shumë prej 14 milionë eurosh.

Gentiani tregoi se Kristjani ka filluar të merret me sport që në moshën 5 vjeçare dhe se asokohe paguante 300 euro një person që ta çonte të birin te furgoni i Empolit.

Të ngjashme