Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka: Jemi të tronditur me ngjarjen tragjike në Kroaci
Demokracia
10:15 | 26 Korrik 2021

Share:

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci.

Një autobus me bashkëatdhetarë u aksidentua në Kroaci dhe me ç’rast humbën jetën 10 persona dhe disa të tjerë u lënduan, shkruan Demokracia.com.

Kuka që ndodhet në Tokio të Japonisë për Lojërat Olimpike është shprehur i tronditur me ngjarjen e ditës së diel.

“Jemi trondit thellë të gjithë ne në Japoninë e largët me ngjarjen e ndodhur në Kroaci me bashkëatdhetarët tanë që ishin nisur drejt atdheut”.

“Jemi me shpirt e zemër afër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre”.

“Me lutje  për të gjithë të lënduarit e me shpresë që do ktheheni sa më  shpejt në familjet e juaja”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme