Sport
Trajneri i Rijekës para ndeshjes me Dukagjinin: Është kundërshtar i rrezikshëm, duhet të tregojmë seriozitet
Demokracia
17:55 | 26 Korrik 2023

Share:

Ekipi i Rijekas mbërriti këtë të mërkurë në Prishtinë, ku nesër do të takohet me Dukagjinin në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:00, shkruan Gazeta Express.

Pas mbërritjes në kryeqytetin kosovar, Sergej Jakirovic dha një deklaratë për faqen zyrtare të klubit kroat.

Ai tha se shpreson që të ekipi i tij të merr një rezultat pozitiv nesër, teksa Dukagjinin e vlerësoi si një kundërshtar të vështirë.

“Kjo është pjesa e parë, kemi të bëjmë me një kundërshtar të mirë dhe të rrezikshëm në tranzicion. Duhet të tregojmë seriozitet dhe disiplinë taktike. Shpresoj se do të fitojmë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit”, tha fillimisht Jakirovic.

“Duhet të dimë si t’i përgjigjemi lojës dhe agresivitetit të tyre në duel. Nuk duhet të hyjmë në incidente që mund të jenë të natyrës taktike”, shtoi ai.

“Atmosfera dhe gjendja në skuadër është e mirë. Nuk do ta kemi Dejan Petrovicin për shkak të një problemi muskulor, kështu që ai do të na bashkohet të premten në Split për Hajdukun”, deklaroi Jakirovic.

 

Të ngjashme