Sport
Trajneri i PSG-së, Pochettino: Messi dhe Neymar nuk i meritojnë vërshëllimat
Demokracia
13:54 | 14 Mars 2022

Share:

PSG fitoi 3-0 ndaj Bordoeaux në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit francez dhe ndeshja u karakterizua nga sjellja e tifozëve të klubit parisien.

Pothuajse të gjithë lojtarët e PSG-së u fishkëllyen nga tribunat ku ndodheshin tifozët e klubit parisen, pasi klubi u eliminua nga Liga e Kampionëve me disfatën turpëruese nga Real Madridi të mërkurën e kaluar.

Më të urryerit nga tifozët kanë qenë Lionel Messi dhe Neymar, por trajneri Mauricio Pochettino i ka mbrojtur pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se është e drejtë. Të gjithë e meritojmë që tifozët të jenë të mërzitur me ne, jo vetëm Neymar dhe Messi. Ata janë emra të mëdhenj të futbollit dhe madhështia e tyre duhet respektuar”, ka komentuar trajneri i skuadrës lider në ligën franceze.

“Situata nuk është e mirë, por ne e kuptojmë zhgënjimin e tifozëve. Qëllimi deri në fund të sezonit është të fitojmë titullin”, ka shtuar Pochettino./Demokracia.com/

Të ngjashme