Lajme
Trajkoviq njofton se vajza iu ndalua sërish në aeroportin e Beogradit
Demokracia
15:03 | 17 Prill 2023

Share:

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq dhe këshilltarja e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar sërish në Aeroportin e Beogradit.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se historia e diskriminimit të familjes së saj nga autoritetet e Serbisë intensifikohet.

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq ndër të tjera ka treguar procedurat se si është malltretuar vajza e saj teksa ka thënë se “represioni në Serbi po rritet”.

“Ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël, ku priste një telefonatë nga MPB-ja dhe BIA nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si “person me interes sigurie”. Një qytetar privat që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë. Represioni në Serbi po rritet”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, më 23 mars, Trajkoviq kishte bërë të ditur se autoritetet serbe ia kishin ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.

Të ngjashme