Lajme
Tragjike, njëra nga 3 gratë që vrau Dan Hutra në Tiranë ishte shtatzënë
Demokracia
11:46 | 02 Mars 2023

Share:

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar për masakrën e kryer ditën e djeshme në Tiranë.

Mësohet se një nga gratë që 40-vjeçari vrau dje ishte shtatzënë. Bëhet fjalë për Hasime Dafkun, kunatën e ish-bashkëjetueses së autorit, Elena Hysa, e cila u vra dje nga Dan Hutra.

Dan Hutra vrau dje motrën Gsime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë landfillit të Sharrës në Tiranë.

Të ngjashme