Lajme
Tragjedia në Britani| 6-vjeçari bëhet viktima e katërt pasi ra në liqenin e ngrirë
Demokracia
21:00 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Një djalë gjashtë vjeçar është bërë fëmija i katërt që ka humbur jetën pasi ra në një liqen të ngrirë në Solihull në Britani.

Ai ndodhej në spital që nga dita e dielë, kur u nxorr nga liqeni së bashku me tre djem të tjerë, 11, 10 dhe 8 vjeç, të cilët vdiqën në spital.

Policia e West Midlands në një deklaratë mbrëmjen e sotme u shpreh: Me pikëllim të thellë duhet të raportojmë këtë pasdite se gjashtë vjeçari në spital ka humbur luftën për jetën. Ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe miqtë e të përfshirëve në këtë tragjedi.

Fëmijët po luanin në liqenin e ngrirë të dielën e shkuar, kur sipas dëshmitarëve në vendngjarje një nga fëmijët ra në liqen dhe të katër ranë në ujë kur u përpoqën ta ndihmonin.

https://www.theguardian.com/uk-news/2022/dec/14/six-year-old-boy-becomes-fourth-child-to-die-after-fall-into-solihull-lake

Të ngjashme